MKRS mbështetë edhe dy federata sportive

Sporti

MKRS mbështetë edhe dy federata sportive

Më: 30 mars 2018 Në ora: 18:26
Gashi e Hasani

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar edhe dy memorandume tjera bashkëpunimi, me Federatën e Bodybuldingut dhe Fitnesit dhe me Federatën e Peshëngritjes të Kosovës. Në bazë të këtyre memorandumeve të nënshkruara, Federata e Bodybuldingut dhe Fitnesit mbështetet financiarisht me mbi 34 mijë euro, marrëveshje të cilën e nënshkroi kryetari i kësaj federate, Esat Lata. Ndërkaq. Federata e Peshëngritjes e përfaqësuar nga kryetari i saj Astrit Hasani u mbështet financiarisht më vlerë mbi 67 mijë euro. Gashi tha se përmes kësaj mbështetjeje financiare si ministri po mundohemi të bëjmë maksimumin për t’u gjendur afër federatave të sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat