Ramush Haradinaj pret në takim kampionin e Kosovës

Sporti

Ramush Haradinaj pret në takim kampionin e Kosovës

Më: 25 maj 2018 Në ora: 12:11
Ramush Haradinaj në takim me përfaqësuesit e klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit.

Haradinaj si dhuratë klubit të Gjilanit i ka ndarë dekoratën e Hartës së Kosovës në takimin e zhvilluar sot, ndërsa përfaqësuesit e Dritës kishin përgatitur një dhuratë simbolike për kryeministrin Haradinaj, e cila ishte një fanellë e Dritës me numrin 10 dhe me mbishkrimin Haradinaj.

Drita javën që shkoi arriti që pas barazimit me skuadrën e Prishtinës ,të shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2017/18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat