Lorenzo thyen tabunë, suksesi i parë me Ducati në Mugello

Sporti

Lorenzo thyen tabunë, suksesi i parë me Ducati në Mugello

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 15:27
Jorge Lorenzo

Jorge Lorenzo me Ducati fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Italisë në Moto GP, suksesi i parë në karrierë për ish-kampionin e botës me motorin italian. Një sukses që mungonte prej gati dy vitesh për pilotin spanjoll, që theu një tabu, duke korrur një fitore të madhe në pistën e Mugello. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Andrea Dolvizioso, ndërsa në të tretin Valentino Rossi me Yamaha.

Rossi e nisi garën nga “pole”, por pjesa e parë e garës ishte jo e mirë, duke humbur terren, por në fund u kënaq me një vend në podium. Ai që zhgënjeu sot është kampioni i botës Marc Marquez me Honda, që pas një gabimi dhe doli jashtë piste, u klasifikua në vendin e 16-të, duke mos marrë asnjë pikë, por ruan kruen e renditjes. Akoma më keq u paraqit shoku i tij i skuadrës, Dani Pedrosa, që nuk e mbylli garën.

Ky është suksesi i 45-të në karrierë për Lorenzo, që e mori kryesimin e garës që në start dhe e ruajti atë deri në fund. Një gabim në xhiron e pestë nxjerr “jashtë loje” Marquez, që përfundon në zhavorr, por arrin të rikthehet në pistë, duke synuar zonën e pikëve, por pa rezultat. Dy motorët Ducati dominojnë garën, por Dovizioso asnjëherë nuk arrin të shqetësojë Lorenzo, me italianin që renditet i dyti, pas spanjollit.

Emocionet më të mëdha gara i rezervoi beteja për vendin e tretë, me 5 pilotë që dueluan për dodiumin, por përvoja e Rossit bëri diferencën në xhirot e fundit, duke arritur të kapë vendin e tretë, duke ngushtuar edhe diferencën e pikëve në renditjen e përgjithshme me Marquez. Spanjolli i Honda ka 95 pikë, ndësa Rossi 72. Ajo që bike në sy në garën e sotme është se 3 pilotë italianë u renditën në katër vendet e para, me Iannone që u klasifikua në vendin e 4-t. Gara e radhës, pas dy javësh, në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat