Lorenzo akuza Ducatit pas fitores: Nuk besuan tek unë, do të largohem

Sporti

Lorenzo akuza Ducatit pas fitores: Nuk besuan tek unë, do të largohem

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 08:18
Jorge Lorenzo

Jorge Lorenzo fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Italisë në Moto GP, por kjo javë ka qenë shumë e tensionuar për pilotin spanjoll të Ducatit, që ka patur disa polemika me drejtorin spotiv Domenicali. Ky i fundit ka thënë se nuk do t’i rinovojë kontratën pilotit spanjoll, që sot korri suksesin e parë me motorin italian në pistën e Mugello, por pas fitores duket se te Ducati kanë ndryshuar mendjen.

“Kam kaluar momente të vështira, pasi nuk jam pësuar që ta mbyll garën në vendin e shtatë apo të tetë. E dija që një ditë do të fitoja me këtë motor edhe pse asnjë nuk besonte. Tani nuk kam dëshirë të mendoj për të shkuarën. Përtej çdo deklarate, kjo mbetet fitorja më e rëndësishme e karrierës time”, u shpreh piloti spanjoll Lorenzo pas garës së zhvilluar në Mugello.

Lorenzo pat kërkuar disa modifikime te serbatori dhe inxhinierët ia plotësuan dëshirën. “Rinovimi i kontratës? Tani është shumë vonë për ta bërë këtë gjë, pasi te Ducati nuk besuan tek unë. Nuk më pëlqen që të më akuzojnë pa të drejtë. Nga njëra anë, teknikikisht nuk më dhanë asnjëherë motorin që unë dëshiroja, por edhe vetë nuk u besonim atyre që deklaronin kundër meje”, tha Lorenzo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat