U mbajt minimaratona "Vrapojmë me policinë tonë"

Sporti

U mbajt minimaratona "Vrapojmë me policinë tonë"

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 12:13
Ferizaj

Kjo maratonë organizohet çdo vit në qytetin e Ferizajt.

Për herë të tretë radhazi policia e qytetit të Ferizajt me organizata të ndryshme të shoqërisë civile kanë organizuar këtë minimaratonë.

Numri i pjesëmarrësve në këtë minimartonë ishte i kënaqshëm edhe pse ndoshta pritej një numër paksa më i madh i tyre nga organizatorët.

Pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë në këtë minimaratonë kanë qenë të detyruar të blinin një fanellë zyrtare të kësaj garë, ndërsa të hollat nga fitimi i shitjes së tyre do të shkojnë në formë humaniteti për familjet që kanë nevojë.

Drejtori i Policisë të regjionit të Ferizajit, Gazmend Hoxha ishte i lumtur me këtë organizim dhe ftoi që herëve tjera të kishte edhe më shumë pjesëmarrës.

Image

Hoxha: Shpresoj të kemi sa më shumë garues.

"Ky organizim është organizim i policisë së Kosovës në regjionin e Ferizajt ne bashkëpunim me shoqatat e shoqërisë civile të Ferizajt dhe Komunës së Ferizajt. Është viti i tretë me radhë që ne e organizojmë këtë minimaratonë ku përveç karakterit garues ka më shumë karakter humanitar. Do të thotë mjetet të cilat do të grumbullohen nga shitja e këtyre fanellave do të ndihmohen familjet në nevojë në Komunën e Ferizajt dhe komunat për rreth" tha ai.

Ndërsa Bedri Pajaziti forumi i organizatës të shoqërisë civile të Komunës së Ferizajt tha se shumë shpejt do të marrin listën e familjeve të cilat kanë nevojë për t’iu ndihmuar.

Pajaziti: Qytetari të bashkëpunoj sa më shumë me Policinë

“Është një projekt humanitar i cili ka motiv më shumë që të bashkëpunoj me policinë qytetari, të njëjtën kohë këto fanella, garuesit që futen në garë e bëjnë një pagesë prej 5 euro dhe ato para që grumbullohen e marrim një listë prej enti Social me ato familje të cilët janë më keq ekonomikisht dhe ne ju shpërndajmë këto para atyre familjeve" shtoi ndër tjerash Pajaziti.

Tek kategoria e seniorëve vendi i parë i takoi atletit, Mirron Mamusha i cili la shumë mrapa kundërshtarët e tij dhe kështu doli i parë në garë. Ai u ndje shumë i lumtur më këtë fitore, por sipas tij ka mungesa të këtyre garave në Ferizaj dhe në komunat tjera.

Image

Mamusha: Shpresoj të arrijë edhe suksese tjera

"Ky është viti i dytë radhazi që marrë pjesë në këtë minimaratonë ku vrapojmë me policinë tonë, edhe vitin e kaluar edhe sivjet kam marrë vendin e parë, jam i lumtur për arsye se kjo minimaratonë është edhe për arsye humanitare dhe ndjehem shumë i lumtur" deklaroi ai.

Tek kategoria e seniorëve te femrat fituese dole atletja nga Ferizaj Qëndresa Ramadani. Qëndresa ishte e lumtur që triumfoi në qytetin e saj, duke thënë se shumë shpejt edhe ajo do të organizojë një garë të tillë pikërisht në Ferizaj.

Ramadani: Ndjenjë e mirë të dal fitues në qytetin tim

"Tepër mirë po ndihem, kjo është hera e tretë që po marr pjesë në këtë minimaratonë, shumë ndjenjë e mirë pikërisht në qytetin tim Ferizajn se zakonisht në Ferizaj nuk organizohen kësi lloj organizime të vrapimeve, vetëm nëpër qytete tjera siç thash kështu që sot po ndihem shumë mirë" pohoi Ramadani.

Pas përfundimit të garave organizatorët shpërndan mirënjohje, medalje dhe kupa për fituesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat