Pingpongistët në formë të mirë para Lojërave Mesdhetare

Sporti

Pingpongistët në formë të mirë para Lojërave Mesdhetare

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 17:43
Pingpongistët në formë të mirë para Lojërave Mesdhetare

Ekipi i pingpongistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, po vijon përgatitjet nën udhëheqjen e përzgjedhësit, Yll Bislimi dhe ndihmësit të tij, Baton Çitaku.
Garuesit kanë filluar përgatitjet të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse do të stërviten deri më 21 qershor.
Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti dhe Mentor Shabani janë tre pingpongistët që do të kërkojnë sukses në Tarragona 2018.
Sipas Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK), garuesit e tyre ndodhen në formë të mirë.
“Përgatitjet i kemi filluar pak me vonesë për shkak se dy lojtarët e rinj, Fatihu dhe Kreshniku kanë qenë pjesëmarrës në kampionatin ballkanik, ku kanë pasur paraqitje mjaft mirë, Kreshniku ka shënuar pesë fitore, kurse Fatihu plot 12 fitore. Shpresojmë që edhe në Tarragona do të jenë në formë të mirë”, thuhet në njoftimin e FPPK-së.
Gjatë këtyre pesë ditëve do të organizohen nga dy përgatitje në ditë.
Pingpongistët udhëtojnë më 24 qershor për në Tarragona, kurse 26-30 qershor është orari i tyre i garave.
Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 mbahen në Tarragona të Spanjës. Për Kosovën do të jetë pjesëmarrja e parë në Lojërat Mesdhetare. Ekipi ynë përfaqësohet me 40 sportistë të 12 sporteve të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat