Fatos Nano reagon për golat e Xhakës dhe Shaqirit: Nderuat gjakun "kuq e zi", treguat se shqiptari nuk ulet para Serbisë

Sporti

Fatos Nano reagon për golat e Xhakës dhe Shaqirit: Nderuat gjakun "kuq e zi", treguat se shqiptari nuk ulet para Serbisë

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 16:52
Xhaka, Shaqiri, Nano

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë bëri krenarë të gjithë shqiptarët, për më tepër që goli i barazimit u bë nga Granit Xhaka, i cili menjëherë bëri simbolin e shqiponjës.

Ky veprim i tij jo vetëm u komentua, por edhe festua nga shqiptarët, duke e përshëndetur simbolin pas golit. Së fundmi ka qenë edhe ish kryeministri Fatos Nano, ai i cili e ka komentuar nëpërmjet nëpërmjet një postimi në Instagram, duke e cilësuar si lumturi më vete.

“Jam lumturuar pa masë, na keni bërë krenar. Ju përgëzoj dhe ju uroj suksese sepse na nderuat gjakun “kuq e zi” dhe treguat qe Shqiptari nuk ulet kurrë nga Serbët. Duhet të marrin shembull pak edhe politikanët e Shqipërisë nga Shqiptarët e sportit. Urime @granitxhaka @shaqirixherdan Krenar për ju.. Me respekt #fatosnano”, shkruan Nano.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat