Ky është pikëtakimi i radhës për automobilistët e Kosovës

Sporti

Ky është pikëtakimi i radhës për automobilistët e Kosovës

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 19:45
Automobilistët e Kosovës

Gjatë kësaj fundjave do të zhvillohet gara e tretë në disiplinën malore, për të cilën interesimi është mjaft i madh.

Sipas Federatës së Auto Sportit të Kosovës, investimet e mëdha që i kanë bërë disa nga garuesit është sinjali më i mirë që gara do të jetë shumë atraktive, me rivalitet të madh dhe e vështirë për t’u parashikuar fituesit.

Organizatorët thonë se pa e mohuar interesimin dhe synimet e garuesve tjerë, këtë herë vëmendja është përqendruar te Prizreni D&G, Liridon Kalenderi, i cili për herë të parë do të paraqitet me veturën e re, Mitsubishi Evo 9, veturë kjo tejet atraktive për dashamirët e auto sportit.

“Të shtunën deri në orën 09:00 bëhet paraqitja në garë, pastaj është verifikimi i dokumentacionit, përgatitjet teknike, publikimi i listës finale, për të filluar në orën 13:00 me vozitjen e parë provuese. Të dielën, nga ora 10:00 bëhet vendosja e garuesve në start sipas rezultateve të arritura të shtunën, vendosja e zyrtarëve të garës në shteg, brifingu me garues, ndërsa gara zyrtarisht fillon në orën 12:00”, thuhet në njoftim.

Përveç Federatës së Auto Sportit të Kosovës dhe Auto Klubit Prizreni D&G si organizatorë, në mbarëvajtjen e garës do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat