Shqiponja e Kastriotit

Sporti

Shqiponja e Kastriotit

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:59
Halil Mahalla e Denisa Shabani

Se klubi karatesë Kastrioti nga Ferizaj është vendi/foleja ku krijohen kampionët e mëdhenj, kjo në çdo kohë po dëshmohet me sukseset e tyre, si në arenat kombëtare e po ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Denisa Shabani e lindur më: 05.09.2007 në fshatin Zotaj, prej nga me vullnet të madh kurrnjëhere nuk mungon në stërvitjet e rregullta dhe ato shtesë, për një periudhë afër 2 - vjeçare të ushtrimeve ajo rangohet në vendin e tretë ( medalje bronzi) në Kupen Botërore për të rinj në Umag të Kroacisë.

Përndryshe Denisa, vitin e kaluar ka qenë e përzgjedhur në FKK në mesin e vogëlusheve më të mira për moshën nëntëvjeçare, kurse në garat vendore të vitit 2018 numëron gjithsej 15 medalje ari dhe një medalje argjendi nga dy disiplinat e karatesë KATA & KUMITE.

Prandaj kërkojmë më shumë vëmendje dhe më shumë përkrahje nga DKRS në Ferizaj që ti mbështesin ambiciet dhe ëndrrat e fëmijëve me vepër. Sepse ne po dëshmojmë qe disa herë se kemi potencial rinor dhe staf profesional që arrijmë majat sportive, kjo është medalja e dytë nga Kupa Botërore e karatesë për të rinj në emër të Kosovës e financuar nga vet ne trajnerët dhe prindërit e fëmijëve, shkruan në faqen e klubit ferizajas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat