Boksieri Mayweather i famshmi më i pasur në botë, Messi dhe Ronaldo në top 10

Sporti

Boksieri Mayweather i famshmi më i pasur në botë, Messi dhe Ronaldo në top 10

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 00:51
Floyd Mayweather

Boksieri amerikan Floyd Mayweather e ka kaluar aktorin amerikan, George Clooney, dhe i ka lënë shumë prapa Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, duke u radhitur në pozitën e parë si i famshmi më i pasur në botës, sipas Forbes.

Tani, Mayweather e kryesor listën vjetore të Forbesit për 100 të famshmit më të pasur në botë, duke lënë prapa të famshëm tjerë si George Clooney, Kylie Jenner, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Boksieri amerikan prin me 285 milionë dollarë të fituar vetëm në vitin 2017, ndërsa Clooney e mbylli vitin me 239 milionë dollarë të fituara nga kompania e tij Casamigos tequila.

Në vendin e tretë është Jenner e cila me kompaninë e saj Kylie Cosmetics e iftoi 166.5 milionë dollarë vitin që lamë pas.

Ndërkohë, ylli i Barcelonës Lionel Messi e përmbylli vitin 2017 më 111 milionë dollarë të fituar dhe renditet i 8-ti në listën e Forbes.

Listën prej 10 më të pasurve e përmbyllë Cristiano Ronaldo i Juventusit, i cili kishte fituar 108 milionë dollarë më 2017.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat