Kosova me katër garues në Kampionatin Evropian

Sporti

Kosova me katër garues në Kampionatin Evropian

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 15:18
Pamje nga një garë

Federata e Notit e Kosovës bëri të ditur se kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të notit në Glasgou-GB, që fillon të premten më 3 gusht dhe përfundon me 10 gusht”. Garuesit që marrin pjesë, janë: Fjorda Shabani, Eda Zeqiri, Dijon Kadriu dhe Dren Ukimeraj. Sportistet tanë do të paraqiten në gjithsej 17 disiplina. Fjorda Shabani paraqitet në 5 disiplina: 50 metra dhe 100 m Krol; gjithashtu dhe në 50 m; 100 m; dhe 200 m shpinë. Eda Zeqiri paraqitet në 4 disiplina: 50 m; dhe 100 m Krol; gjithashtu dhe në 50 m dhe 100 m shpinë. Dion Kadriu paraqitet në 3 disiplina: 100 m; dhe 200 m Krol; gjithashtu edhe në 100 m Delfinë. Dren Ukimeraj paraqitet në 5 disiplina: 50 m; 100 m dhe 200 m Krol; gjithashtu edhe në 50 m dhe 100 m shpinë. Më ekipin do të udhëtojnë edhe trajneri Besart Shala dhe nënkryetari i Federatës Veton Telaku”, bëhet e ditur nga FNK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat