UEFA e FIFA vazhdojnë investimin për 3 fushat në Obiliq, Ministria siguron parcelën

Sporti

UEFA e FIFA vazhdojnë investimin për 3 fushat në Obiliq, Ministria siguron parcelën

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 15:20
Kujtim Gashi dhe Agim Ademi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar  me qëllim që Federata bashkë më Ministrin të investojë në tri fusha ndihmëse në Obliq.

Këto mjete financiare të cilat do të përdorën për  këtë investim janë të UEFA-s dhe procesest drejt kete investimi do të kryhen nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Për ndërtimin ë këtyre tri fushave nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë siguruar diku rreth 10 hektarë, në marrëveshje me Komunën  e Obiliqit.

Ministri Kujtim Gashi u shpreh mjaftë i lumtur me arritjen e kësaj marrëveshje duke pohuar se investimet në fushën e sportit nuk do të ndalen në të ardhmen.

Gashi: Vazhdon bashkëpunimi me FFK-në

“Ky projektë është në kuadër të masovizimit të Sportit, përkatësisht avancimit të infrastrukturës sportive në Republikën e Kosovës dhe është pjesë e bashkëpunimit të ngushtë që kemi me Federatën e Futbollit të Kosovës. Natyrisht që është njëri ndër projektet ma të rëndësishme në infrastrukturën sportive që do të ndërtohet gjatë viteve 2018-2019 dhe në kuadër të saj të gjitha investimet që do të vazhdojnë do të jënë bashkëpunim i Ministrisë Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Është një model i ri bashkëpunimt, një frymë e re e investimeve sic po shihet edhe 2019-2020 do të jenë vitet ku do të kemi një fokus të veçantë në infrastrukturën sportive” pohoi Gashi.

Ndërkohë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës falendëroi edhe njëhërë ministrin Gashi për gatishmërinë për ti ndihmuar rreth këtij investime, duke kërkuar që bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve të vazhdojë më tutje.

Ademi: Ky nuk do të jetë projekti i fundit

“Kjo pra është edhe një dëshmi që Ministri i sportit dhe qeveria ka bërë strategjinë për sportin përkatësisht për futbollin dhe kjo është një prej projeketeve që e kemi radhazi. Ku kemi filluar për projektin për 12 stadiume për 12 ekipe. E kemi bërë stadiumin Fadil Vokrri të cilin falë Ministrit dhe Ministrisë ka përfunduar dhe është stadium i cili do të pranohet në kategorinë e katërt për ndeshjen e ekipit nacional… Normalisht dihet që është financim i UEFA-s dhe FIFAS por edhe i Ministrisë bashkarisht pasiqë Ministria ka siguruar bazën, tokën të cilën i është dhënë nga Komuna e Obiliqit,” pohoi Ademi.

Kjo pjesë prej afro 10 hektarësh do të jetë në përdorim të Federatës së futbollit të Kosovës për 25 vjet, ndërkohë  që shuma e investimit nga UEFA e FIFA kap shifrën prej 3 milionë eurove, por kjo shumë mund të rritet në bazë të rrjedhojës së projektit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat