Lorenzo i pakapshëm

Sporti

Lorenzo i pakapshëm

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:13
Jorge Lorenzo

Jorge Lorenzo ka dominuar provat kualifikuese të Çmimit të Madh të San Marinos dhe ka siguruar “pole position” e dytë radhazi pas asaj në Silverstone.

Spanjolli i Ducati-t ka shkatërruar kundërshtarët e tij në Q2, duke e mbyllur me kohën 1’31″629 dhe duke mbajtur mbrapa Ducati Pramac të Miller dhe Yamaha-n e Vinales.

Dovizioso, shoku i skuadrës i Lorenzo-s, do ta nisë nga radha e dytë para Marquez (ka rënë gjatë provave) dhe Crutchlow. Ka zhgënjyer Valentino Rossi, i cili ka patur kohën e shtatë më të mirë dhe do ta nisë garën nga radha e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat