Panairi i Sportit mundësi për t’u njoftuar të rinjtë me sport

Sporti

Panairi i Sportit mundësi për t’u njoftuar të rinjtë me sport

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 10:52
Hapet panairi i sportit

(E plotësuar) - Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit në sheshin “Skënderbeu” është hapur panairi i sportit, ku po prezantohet lloje të shumta të sporteve.

Panairi  i Sportit i cili po mbahet për të katërtën herë me radhë, është mundësuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi me këtë rast është shprehur se me qëllim që të rinjtë sa më shumë të përfshihen në sport do punojnë edhe për ndryshimet në dokumentet strategjike për sportin.

Sipas tij, bashkëpunimi me të gjitha institucionet e sportit ndikon në masivizimin e sportit në Kosovë.

Gashi: Në vitin 2019 do punojmë të jemi të gjithë pjesë e aktiviteteve sportive

“Ka për qëllim që të gjitha llojet e sporteve  në këtë panair të prezantoj ofertat e tyre në mënyrë që pastaj të gjithë nxënësit e shkollave fillore të shohin se cili nga sport është më atraktiv, më i pëlqyer dhe më i kërkuar nga ana e tyre dhe pse jo në një të ardhme të afërt të gjithë ata të cilët dëshirojnë të merren me sport që nga tani ta bëjnë përzgjedhjen...03’01 Do jemi fuqishëm të angazhuar që gjatë vitit 2019 që të gjithë bashkarisht të punojmë që edhe qytetarët dhe të rinjtë tanë të jenë pjesë e aktiviteteve sportive”, ka thënë Gashi.

Kurse, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani u shpreh se Kosova ka hyrë në hartën e Evropës edhe përmes organizimit të Javës Evropiane të Sportit.

Sipas tij nxënësit përmes këtij Panairi të Sportit do të mund të gjejnë veten se me cilin sport do vazhdojnë të merren tutje.

Hasani: Kjo po dëshmon se jemi në linje me Komisionin Evropian

“Edhe sot ju po dëshmoni se qytetarët të rinjtë tanë janë në linje me Komisionin evropian, janë në linje edhe me projektet e përbashkëta që i ka Komiteti Olimpik...05;12Secili klub sot do të mundohet të të jetë sa më atraktiv për juve dhe ju keni të drejtë e përzgjedhjes së sportit, me rëndësi është të zgjidhni një sport”,  tha Hasani.

Ai ka apeluar tek të gjithë prindërit që sa më shumë t’i bëjnë aktiv në sport fëmijët sepse kjo ndikon edhe në të mësuar.

Interesimi i pjesëmarrësve për t’u njoftuar me sporte të ndryshme ishte mjaft i madh.

Për të prezantuar sportin e xhudos në sheshin “Skënderbeu” kishte dal edhe trajneri i klubit të xhudos “Polici”, Arben Cena i cili tha se interesimi për këtë sport është mjaft i madh.

Ai thotë se prindërit po hezitojnë që fëmijët  e tyre t’i shtyjnë që të merren me sport.

Cena: Interesimi për sportin e xhudos është i madh

“Ne sot kemi bërë edhe prezantimin e sportit të xhudos, njëkohësisht si sporti më i suksesshëm në Kosovë, kemi qenë pjesëmarrës në këtë panair edhe iu kemi shfaqur nxënësve të shkollave fillore sportin e xhudos...Interesim të madh ka , por problemi kryesor është tek prindërit që nuk i dërgojnë fëmijët nëpër klube”, tha Cena.

Interesim për të parë sportet që po prezantohet kishte edhe nxënësi i shkollës “Gjergj Fishta” , Blind Vllasaliu, i cili  u shpreh se i pëlqen shumë sporti dhe se ëndrra e tij është të bëhet kampion i futbollit.

Vllasaliu: Dëshira më e madhe është bëhem kampion i futbollit

“Mua më pëlqen më së shumti sporti i  futbollit...po ndonjëherë ...Po shumë kam qejf se është dëshira imja më e madhja me u bë kampion i futbollit”, ka thënë Vllasaliu.

Ndryshe, Java Evropiane  e Sportit ka nisur më 23 shtator dhe do të përfundoj më 30 shtator 2018.

Hapet panairi i sportit në Prishtinë (Drejtpërdrejt)

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, do ta bëjnë hapjen e Panairit të Sportit në Prishtinë.

Panairi po mbahet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat