Zintz: Me Hasanin jemi pajtuar që të ligjëroj për menaxhimin në sport

Sporti

Zintz: Me Hasanin jemi pajtuar që të ligjëroj për menaxhimin në sport

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:49
Zintz: Me Hasanin jemi pajtuar që të ligjëroj për menaxhimin në sport

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, që nga e premtja po mbahet moduli i tretë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC1), të cilin po e ndjekin kryetarë, sekretarë të përgjithshëm të federatave sportive në Kosovë, si dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, të cilët paraprakisht kanë kryer edhe Kursin Bazik për Administratorë të Sportit.
Moduli i tretë është më i veçantë, për shkak të pranisë së ish-nënpresidentit të Komitetit Olimpik të Belgjikës, Thierry Zintz, njëherit dekan i Fakultetit të Shkencave Sportive të Universitetit të Louvainit në Belgjikë. 
Zintz po ligjëron për menaxhimin dhe sfidat e organizatave sportive, si dhe marrëdhëniet e organizatave sportive me qeverinë.
“Së pari jam i nderuar që ndodhem këtu. Me Besim Hasanin jemi pajtuar që të ligjëroj për menaxhimin në sport, veçanërisht për menaxhimin e organizatave sportive. Konsideroj se specifika e përvojës time është jo të prezantojë përmes librit, por të bëjë një prezantim specifik, në njërën anë që ka të bëjë me qeverinë dhe në anën tjetër si të implemetojmë qeverisjen e mirë në organizatat sportive”, tha nënpresidenti Zintz”.
Ligjërues të kursit ASMC 1, janë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS, MEMOS 19 dhe Elda Gjoka, drejtoreshë kombëtare për organizimin e kurseve bazike për administratorë të sportit, MEMOS 9. Të gjithë ligjëruesit janë të certifikuar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të ligjëruar në kurse të tilla.
Në ASMC 1, pjesëmarrësit do të mësojnë për menaxhimin e organizatave sportive olimpike, kurse kursi ka 8 module.
ASMC 1 përkrahet financiarisht nga Solidariteti Olimpik i KON-it, derisa do të zgjasë deri në vitin e ardhshëm, por që mbahet në periudha të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat