Thaçi me fjalë të mëdha për këta sportistë

Sporti

Thaçi me fjalë të mëdha për këta sportistë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 17:25
Thaçi me fjalë të mëdha për këta sportistë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar sportistët e Kosovës Erza Muminoviqin, Melisa Zhdrellan, Muhamet Ramadanin, Erdonis Maliqin, dhe Bleron Fetaovskin për paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike Verore në Buenos Aires.

“Ambasadorët më të mirë të republikës sonë, sportistët tanë, sonte nisen për në Argjentinë, ku do të garojnë në Lojërat Olimpike Verore për të rinj, Buenos Aires 2018. I uroj suksese xhudistes sonë Erza Muminoviq, notares Melisa Zhdrella, atletit Muhamet Ramadani, boksierit Erdonis Maliqi, peshëngritësit Bleron Fetaovski, si dhe të gjithë pjesëtarëve të ekspeditës kosovare në kryeqytetin argjentinas. Pas Rios, mbetemi me shpresë që flamuri i Kosovës do të ngrihet lart edhe në Buenos Aires”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat