Khabib vjen me një deklaratë emocionuese – shikoni çfarë thotë për rrahjen e tij me ekipin e Gregor

Sporti

Khabib vjen me një deklaratë emocionuese – shikoni çfarë thotë për rrahjen e tij me ekipin e Gregor

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 16:43
McGregor dhe Nurmagodemov

Ai theksoi se i vjen keq nëse e ka lënduar dikë për kërcimin e tij nga oktagoni dhe rrahjen e tij me ekipin e McGregor, pas fitores ndaj irlandezit.

“Fytyra ime kur dikush thotë se nuk i pëlqeu kërcimin im nga oktagoni, por u përpoqa aq shumë”, tha Nurmagomedov, duke shtuar: “Unë shpresoj se nuk i kam lënduar ndjenjat e askujt me këtë kërcim”, përfundoi ai, duke i bashkangjitur shkrimit edhe këtë fotografi.

Luftëtari nga Dagestani kërkoi ndjesë për veprimet e tij në konferencën për shtyp pas luftës, por pohoi se sjellja e kaluar e McGregor ishte shumë më e keqe.

Rusi do të mbërrijë në shtëpi sot, ku edhe do të mirëpritet si një hero në Dagestan. Ai do të takohet me tifozët në Anzhi Arena të Makhackala-s, në shtëpinë e ekipit të preferuar të futbollit të luftëtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat