Bota e patinazhit artistik është në zi

Sporti

Bota e patinazhit artistik është në zi

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 17:25
Gaida Dall’Acqua

Bota e patinazhit artistik është në zi, pasi instruktorja dhe ish atletja italiane, Gaida Dall’Acqua u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare.

Patinatorja u gjet e vdekur në gjumë, në shtëpinë e saj, në një qytezë pranë Riminit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Dall’Acqua la pas një vajzë 18-muajshe, ndërsa vetëm një muaj më parë ishte martuar me partnerin e saj, Thomas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat