Del videoja, ja çfarë bëri trajneri i McGregor që Khabib u ‘tërbua’ pas fitores

Sporti

Del videoja, ja çfarë bëri trajneri i McGregor që Khabib u ‘tërbua’ pas fitores

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 23:55
Pamje nga video

Edhe pse ka kaluar një javë nga përballja mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor në UFC, ky duel vazhdon të komentohet për shkak të përleshjes masive që ndodhi në fund.

Ishte rusi që edhe pse fitoi nuk e përmbajti dot veten dhe kaloi kafazin për të goditur edhe stafin e McGregor, veçanërisht trajnerin , Dillon Danis. Deri më tani ishte raportuar në media se arsyeja që Khabib vendosi të dal nga kafazi ishin fyerjet e shumta nga Danis gjatë duelit, por duket se këtu ka diçka më shumë.

Në një video të publikuar sot (e premte) shikohet se ishte menaxheri i Khabib, Rizvan Magomedov,  teksa futej në kafaz ngacmoi Danisin, duke e goditur në shpatulla.

Pas kësaj Dillon Danis që ishte i nervozuar nga humbja e shtyu Magomedovin dhe kjo pjesë u kap nga syri i Khabib, i cili pa menduar shumë kaloi kafazin.

Aktualisht Conor dhe Khabib janë pezulluar përkohësisht nga UFC, por rusi ka kërcënuar me largim nga UFC nëse kompania përjashton ndonjërin nga sportistët e skuadrës së tij që ishin të përfshirë në përleshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat