Marc Marquez është shpallur kampion bote për herë të shtatë në karrierën e tij.
Spanjolli triumfoi në garat në Japoni, triumf ky i pesti në Moto GP.
Pas këtij triumfi, deklaratë befasuese erdhi nga skuadra e “Honda”.
Ata kanë thënë se triumfi erdhi falë aftësive individuale të spanjollit, pasi sipas tyre, “Ducati” janë superiorë krahasuar me “Hondën”.
Kryesori i mekanikës në ekipin e Marquez është shprehur:
“Për fatin e mirë nuk është si në Formula 1 ku gjithçka varët nga makina. Këtu diferenca bëhet nga piloti dhe Marc bëri diferencën” ishin fjalët e Hernandez.
“Është e vërtetë se Ducati, që nga gjysmë sezoni, është një hap para nesh dhe kjo na ka kushtuar në raste. Nuk është vërejtur nga pikët, mirëpo ata që kuptojnë garat e kuptojnë se Ducati janë një hap para” ka përfunduar Santi.
Marc Marquez fitoi tetë gara për tu shpallur kampion bote për të shtatën herë.