Organizohet Turneu i 6-të përkujtimor i shahut 'Mustafë Ibrahimi'

Sporti

Organizohet Turneu i 6-të përkujtimor i shahut 'Mustafë Ibrahimi'

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 11:13
Ilustrim

Për të përkujtuar dhe nderuar figurën e patriotit dhe veprimtarit për çështjen kombëtare, anëtarit të Klubit të Shahut, Mustafë Ibrahimi, klubi i shahut NLB Prishtina organizon Turneun e gjashtë, tani tradicional Përkujtimori “Mustafë Ibrahimi".

Ky turne do të mbahet më datë 30 Tetor 2018, në sallën e shahut në QRS në Prishtinë duke filluar nga ora 17,00.

Garat do të zhvillohen sipas sistemit (13 xhiro, 3min+2sec sipas rregullave të FIDE).

Për më të mirët: Kupa, Medalje, Premi, Diploma e Shpërblime dhe  Mirënjohje për të gjithë  pjesëmarrësit.

Është paralajmëruar një masovitet i Shahistëve më të mirë të vendit dhe jashtë Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat