Kampionati Botëror i Peshëngritjes, Briken Calja jep premtimin emocionues!

Sporti

Kampionati Botëror i Peshëngritjes, Briken Calja jep premtimin emocionues!

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 11:19
Briken Calja

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja, do të garojë sot në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Turkmenistan. Me anë të një statusi në facebook, ai ka ftuar të gjithë njerëzit, t`a ndjekin dhe mbështesin gjatë ditës sotme.

Briken Calja do të garojë në Baterinë A, në peshën 73 kg, ku synim i sportistit do të jetë grumbullimi i pikëve, pasi siç shprehet ai, zona e medaljeve është e vështirë për shkak të një dëmtimi që ka prej disa javës.

“Ju ftoj nesër të gjithëve të më ndiqni në orën 16:00 në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Turkmenistan ku do të garoj në peshën deri në 73 kg.  Edhe pse fati nuk ka qenë me mua gjatë fazës përgatitore, nga ku prej 6 javësh vuaj prej një dëmtimi, ju premtoj që do të derdh djersë e gjak për ti dhënë pikë kualifikuese vendit tonë dhe të nderoj vlerat e peshëngritjes shqiptare në botë. Me besimin dhe mbështetjen tuaj do ia dal!”-shkruan Kampioni i Europës në fuqi.

Një ditë më parë garoi po në të njëjtën peshë, por në Baterinë B, edhe peshëngritësi tjetër shqiptar Arbër Çerçizi. Ai dështoi në tre provat e para në shtytje, ndërsa në dy garësh dhe shkëputje nuk mori më pjesë, por arsyet e tërheqjes nuk dihen.

Image

Gjatë ditës së nesërme do të garojnë dhe dy peshëngritësit e tjerë shqiptar, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj, ky i fundit bën pjesë në Baterinë B ndërsa Godelli në Baterinë A. Dy peshëngritësit kanë kryer stërvitje intensive gjatë fazës përgatitore dhe synojnë të arrijnë zonën e medaljes në peshën 81 kg.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat