Peshëngritësit tanë garuan në Kampionatin Botëror - Bota Sot
Peshëngritësit tanë garuan në Kampionatin Botëror

Sporti

Peshëngritësit tanë garuan në Kampionatin Botëror

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 14:17
Peshëngritësit tanë garuan në Kampionatin Botëro

Kombëtarja e Kosovës në peshëngritje ka garuar këtë fundjavë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Ashgabat të Turkmenistanit. 
Vendin tonë e kanë përfaqësuar Arbnor Krasniqi në kategorinë 81 kilogramë dhe Leonora Brajshori në kategorinë 55 kilogramë.
Leonora ngrit në total 131 kilogramë, në disiplinat shtytje dhe shkëputje, duke zënë vendin 39-të. Ndërsa, Arbnori ngriti 235 kilogramë në total. Në renditjen e grupit të tij, D, Arbnori doli i 12-ti.
Botërori i peshëngritjes është hapur më 2 nëntor, ku flamuri i Kosovës ka valuar në ceremoninë hapëse, pavarësisht se shteti i Turkmenistanit nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...