Kosova në Madrid - Bota Sot
Kosova në Madrid

Sporti

Kosova në Madrid

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:57
Kosova në Madrid

Kombëtarja e Kosovës në karate ka udhëtuar për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Madrid te Spanjës. “Kombëtarja e Kosovës do të përfaqësohet me 13 garues, prej tyre 2 në kata (luftë me kundërshtar te imagjinuar) dhe 11 në kumite (luftëra), në individuale dhe ekipore. Kurse drejtësinë nga Federata e Karatesë e Kosovës do te ndajnë edhe dy gjyqtarë me licencë botërore. Para nisjes ekspedita e Kosovës u shpreh me një optimizëm se do të kthehemi me paraqitje shumë te mirë, pse jo edhe me njërën nga medaljet e mundshme. Kosova do të jetë në mesin e mbi 140 shteteve te botës, ku do të marrin pjesë mbi 1200 garues nga mbarë bota në kategoritë te ndryshme”, thuhet mes të tjera nga FKK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...