Lajmi i madh për Kosovën, Beqiri u përzgjodh nga Unioni Evropian...

Sporti

Lajmi i madh për Kosovën, Beqiri u përzgjodh nga Unioni Evropian...

Nga: K. G. Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 11:38
Jeton Beqiri

Jeton Beqiri është gjyqtari më i mirë që ka shteti i Kosovës dhe është përzgjedhur për disa ngjarje të mëdha në garat evropiane në pingpong. “Anëtari i klubit tonë Jeton Beqiri, u përzgjodh nga Unioni Evropian i Pingpongut në tri ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare sportive: 1. Gjyqtar Ndërkombëtar (ITO) për Lojërat Olimpike Evropiane, që do të mbahen në muajin qershor të vitit 2019 në Minsk të Bjellorusisë.

2. Anëtar i plotë i Komitetit të Rangimit të ETTU-se për Evropë për periudhën 2018 – 2020. 3. Arbitër Suprem Ndërkombëtar, për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2019, në mes të Turqisë dhe Danimarkës gjatë muajit nëntor”, bëhet e ditur nga klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat