Vjen një tjetër fitore, Spanja pranon sportistët dhe simbolet e Kosovës

Sporti

Vjen një tjetër fitore, Spanja pranon sportistët dhe simbolet e Kosovës

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 20:37

Nga Spanja vjen një lajm shumë pozitiv për sportin e Kosovës. Qeveria e këtij vendi ka vendosur që nga ky moment të mos e përziejë politikën në sport, duke u dorëzuar para kërcënimit të vazhdueshëm të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), për lejimin e garimit të sportistëve kosovarë në garat ndërkombëtare të organizuara në territorin e këtij vendi, pasi në të kundërt do t’u hiqej e drejta për organizimit të këtyre eventeve.

“Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) është mbledhur Qeveria e Spanjës, e cila ka vendosur që tani e tutje krahas pjesëmarrjes në gara të sportistëve të Kosovës, t’u lejojë të garojnë edhe me flamurin e Kosovës dhe himnin e vendit tone,” – thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Spanjës me shpresën se një vendim i tillë do të merret edhe nga vendet tjera të cilat nuk e njohin Kosovën.

“IOC dhe Komiteti Olimpik i Spanjës dëshirojnë të shprehin publikisht kënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e marrë sot nga Qeveria Spanjolle lidhur me pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare në Spanjë.

Image

Me këtë vendim të komunikuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme, Bashkimi Evropian dhe në bashkëpunim me Josep Borrell, Qeveria e Spanjës do t’u sigurojë delegacioneve sportive të Kosovës të garojnë në Spanjë me vizën përkatëse dhe do t’i autorizojnë ata të përdorin simbolet e tyre kombëtare, himnin dhe flamurin në përputhje me protokollin olimpik”, – thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga IOC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat