Rekord në Moto GP: 15 vjeçari fiton garën në Kupën e Botës

Sporti

Rekord në Moto GP: 15 vjeçari fiton garën në Kupën e Botës

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 13:42
Moto GP

Garë historike është zhvilluar në motoçiklizëm, ku një 15 vjeçar është shpallur fitues i garës në Kupën e Botës.

E gjitha kjo ndodhi në Moto 3, në garën që po mbahet në Valencia të Spanjës.

Turku, Can Oncu, në debutimin ka fituar garën, me motoçikletën e tij KTM. Edhe pse për të marrë pjesë në një garë zyrtare të motoçiklizimit duhet limiti i moshës 16-vjeçar, KTM i dha pilotit të ri turk mundësinë të zbresë në pistë pasi ai kishte fituar “ Red Bull Rookie Cup”, dhe ai konfirmoi se është një talent, shkruan “Marca”.

Në moshën 15 vjeç, 3 muaj e 23 ditë, ai theu rekordin e pilotit më të ri fitues, që mbahej prej 27 vitesh (1991) nga japonezi Noboru Ueda.

Një triumf i papritur por i merituar i Can Oncu, që e nisi garën nga vendi i katërt, por në fund arriti të triumfojë, duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat