Rossi: I kënaqur me vendin e tretë në Botëror, ja nota që i jap sezonit tim

Sporti

Rossi: I kënaqur me vendin e tretë në Botëror, ja nota që i jap sezonit tim

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 16:35
Valentino Rossi

“Mirëupafshim vitin tjetër”, ka qenë përshëndetja që Valentino Rossi u ka thënë fansave të tij në mbyllje të garës së fundit sezonale në Moto GP zhvilluar në Valencia, ku piloti italian u rendit në vendin e 13-të. Legjenda e motoçiklizmit e mbylli Botërorin në vendin e tretë, pas Marquez e Dovizioso, rezultat që Rossi e konsideron si pozitiv.

“Jam i pari mes motorëve Yamaha dhe mendoj se e meritoj këtë pozicion, vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm, për atë që kam dhënë gjatë gjithë sezonit. Kam dhënë maksimumin edhe kur situata nuk ishte aspak e mirë për motorin tonë, sidomos gjatë verës, ku nuk kishim asnjë përmirësim në motorin tonë, ndërsa rivalët avanconin”, tha Rossi.

“Unë dhe Maverick po punojmë mirë me motorin Yamaha, bisedojmë dhe nëse ka disa ndryshime që vijnë për atë jam gati t’i provoj edhe unë. Për mua ka rëndësi që motori të ketë ndryshime krahasuar me këtë vit. Sezonit 2018 do t’i jepja notën 7, pasi më shumë se kaq nuk mund të arrinim në pistë”, u shpreh Valentino Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat