Kampionati Botëror i Fitness-it, Gentiana Beqa me medalje të argjendtë në Pekin

Sporti

Kampionati Botëror i Fitness-it, Gentiana Beqa me medalje të argjendtë në Pekin

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 16:42
Gentiana Beqa me medalje të argjendtë në Pekin

Sportistja shqiptare Gentiana Beqa, triumfoi në finalen e Kampionatit Botëror të Fitness-it në Ligën Profesionale për femra “IFBB Elite Pro World Championship, në Pekin.

Ajo mori medaljen e argjendë me pikë të barabarta me vendin e parë, në kategorinë Wellnes Fitness  brazilianen Angela Borges, duke vazhduar sukseset e saj për herë të pestë rradhazi.

Më herët ajo është shpallur Kampione Bote si përfaqësuese e Kosovës, por dëshira e saj e zjarrtë ishte, që në Kinë të debutonte me ngjyrat kuq e zi, meqenëse para disa muajsh ka fituar shtetësinë si qytetare shqiptare.

Në botërorin e rradhës që do të zhvillohet në muajin Maj 2019 do të vazhdojë pregatitjet me stërvitje më speciale nga nga dy trajnerët e saj, Asdren Ahmeti dhe Elvin Beqa, për të qenë pretendente e sigurtë e Medaljes së Artë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat