Kampionët të dielën përkujtojnë viktimat e Krushës

Sporti

Kampionët të dielën përkujtojnë viktimat e Krushës

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 10:18
Kampionët Driton Kuka, bashkë me kampionët Majlinda Kelmendi, Loriana Kuka, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Fatos Tabaku

Selektori i reprezentacionit të xhudos së Kosovës, Driton Kuka, bashkë me kampionët Majlinda Kelmendi, Loriana Kuka, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Fatos Tabaku, do të vizitojnë Krushën e Madhe.

Agjenda:

Ora 13:30- mbërritja tek rrethrrotullimi në mes të fshatit, nga aty të gjithë së bashku ecim tek kompleksi memorial ku do të vëmë buqeta lulesh në nderim të të rënëve dhe do të parakalojnë para fotove të 64 të pagjeturve.

14:00- vizitë shtëpisë muze Ukshin Hoti,

14:30-vizitë te KB KRUSHA

“E tëra kjo ngjarje do të përcillet nga një shtëpi televizive japoneze të cilët i qëndrojnë afër kampionëve në punën e tyre. Të gjithë në pritje të ambasadorëve më të mirë të Kosovës, krenarisë sonë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat