Musa e Mahalla në seminarin e Brukselit!

Sporti

Musa e Mahalla në seminarin e Brukselit!

Nga: K. G. Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 13:42
Raif Musa dhe Halil Mahalla

Trajneri Raif Musa dhe Halil Mahalla, kryetar i klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj, marrin pjesë në një seminar të rëndësishëm në Bruksel. “ Me ftesë të veçantë unë e Halili do të prezantojmë në seminarin më të madh të karatesë në Bruksel të Belgjikës me datën 1 dhe 2 dhjetor.

Seminar ky, që do të udhëhiqet nga: Hanshi Genzo Iwata 8 Dan,(Kryetar i Federatës Botërore për stilin Shitoryu dhe  po ashtu kryetar i të gjitha Federatave të karatesë së Japonisë/Shitokai dhe Kyoshi Tanzadeh Shitokai II 8 Dan, drejtor teknik dhe Instruktor i përhershëm në Federatën Botërore të Shitoryu-së”, tha Musa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat