Agim Shemshiu, gjyqtar i federatës botërore

Sporti

Agim Shemshiu, gjyqtar i federatës botërore

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 14:15
Agim Shemshiu

Shahisti i mirënjohur nga Kumanova, Agim Shemshiu, ka marrë një mirënjohje të madhe. Ai si gjyqtar i federatës botërore do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të shahut, i cili nga 6, 7, 8 dhe 9 dhjetor të këtij viti do të mbahet në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup.

Në këtë europian pritet të marrin pjesë mbi 500 shahistë, mes të cilëve mbi 100 kryemjeshtër.

Agim Shemshiu do të jetë i vetmi arbitër FIDE-s në shah nga këto troje.

“Para ca koheh Federata botërore më ndau titullin arbitër i FIDE-s dhe tani do të jem në mesin e referëve kryesor në kampionatin europian të shahut që do të mbahet në Shkup, në javën e parë të dhjetorit”, tha Shemshiu.

Ndryshe, Shemshiu, njihet si një organizator i shkëlqyeshëm i disa turneve në shah si psh: Fadil Nimani në Likovë, Arbër Xhaferi dhe Mahi Halili në Tetovë e të tjerë.

Ai me vite të tëra ka luajtur për disa klube të shahut në Kosovën, të cilëve iu ka sjell tituj dhe kupa të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat