Gashi: Personat me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në ngjarje sportive

Sporti

Gashi: Personat me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në ngjarje sportive

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 14:09
Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar me moton “Me mbështet për të patur një jetë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse & “Njih aftësitë e mia”.

Me këtë rast ministri Gashi tha se personave me aftësi të kufizuar duhet t’iu kushtohet rëndësi e veçantë dhe t’iu mundësohet përfshirja e tyre në shoqëri dhe në punë.

“Ky organizim është shumë i veçantë sepse kemi mbledhur në këtë aktivitet shumë persona të veçantë, për cilët shteti i Kosovës dhe Ministria e Sportit janë të përkushtuar që t’iu mundësoj të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës e veçanërisht në aktivitetet sportive ” tha ministri Gashi.

Ndryshe, Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 Dhjetorin - Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi të kufizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat