Kosova zhvillon ndeshjen e fundit ndaj Italisë në pingpong

Sporti

Kosova zhvillon ndeshjen e fundit ndaj Italisë në pingpong

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 07:56
Foto

Sot në pallatin e rinisë, Kosova si nikoqire do të zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Italisë, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut rrethi i gjashtë "2018-2019 European Table Tennis Championships".

Reprezentacioni i meshkujve të martën, duke filluar nga ora 18:00, në palestrën e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë do të ballafaqohet me pingpongistët nga Italia, të cilët kryesojnë grupin B2. Kosova, Italia, Izraeli dhe Norvegjia janë në grupin B2.

Selektori Yll Bislimi përsëri i ka përzgjedhur talentët Fatih Karabaxhakun dhe Kreshnik Mahmutin si dhe Mentor Shabanin dhe Baton Çitakun për këtë sfidë të radhës për Kosovën.

Unioni Europian i Pingpongut (ETTU – Europena Table Tennis Union) ka caktuar gjyqtarin slloven, z. Matija Krnc, refer ndërkombëtar, për të mbikëqyrë ndeshjen Kosova  Itali. Ndërsa drejtësinë do ta ndajnë dyshja Kosovare me licencë ndërkombëtare Alban Hoxha dhe Shefqet Jashari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat