Jakup Kasapolli është gjallë, përse e harruam?!

Sporti

Jakup Kasapolli është gjallë, përse e harruam?!

Nga: K. Goca Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 16:38
Jakup Kasapolli është gjallë, përse e harruam?!

Njerëz që dhanë shumë në çdo sferë të jetës nuk bën t’i harrojmë.  Komiteti Olimpik i Kosovës nderoi me mirënjohje të veçantë, me mirënjohje për vepër jetësore të gjithë ata që kanë kontribuar mbi 50-vjet në sport, e që kanë kaluar moshën 70-vjeçare. Një veprim i qëlluar, sepse nuk u harruan ata që dhanë shumë për sportin, rrezikuan edhe jetën për të mbajtur gjallë çdo lëmi sportive. KOK, harroi një personalitet, që ka sot 74 vjet, është fjala për profesorin Jakup Kasapolli.

Nuk e bëri me qëllim, por e harruan profesorin! E harruan padashje, iu doli nga mendja, por herëve të tjera duhen të jenë më të kujdesshëm, sepse Kasapolli është nga figurat që dha shumë për sportin. Kush është Jakup Kasapolli? U lind me 26.11. 1944 në Pejë. Shkollimin fillor e të mesëm e kreu në vendlindje. Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, (1966), grupin për kulture fizike, kurse Fakultetin e Kulturës Fizike, në Sarajevë (1976). Profesor  në shkollën fillore “Tetë Marsi” 1966-1978, kurse nga viti 1979 kaloi në SH. M Teknike  “Shaban Spahija” në Pejë, drejt në pension.  Me sport filloi si basketbollist, aso kohe  në “Buduçnost” të Pejës në vitin 1961 deri 1964 kur shkoi ne studime.

Gjatë studimeve në Prishtinë luajti në KB Trepça (1965/66). Me 1970 në Pejë themelon klubin e basketbollit “Partizani” aty vepron si trajner dhe lojtar, por qe pas sukseseve të arritura me  vendim politik (te gjithë ishin shqiptare) aktiviteti i  klubit ndalohet me 1972.  1972 i nënshtrohet provimit për gjyqtar fillestar, kurse me 1977 arriti deri  te kategoria kombëtare (federative). Trajner i hendbollit në KH Ramiz Sadiku (1981/82). Nga viti 1980 – 1986 ishte përgjegjës për zonën e Pejës në kryesinë e SHSSH të Kosovës dhe kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike në Pejë  1982-1989. Punoi me grupmosha të reja në shkollat e pingpongut, notit e basketbollit. Në periudhën e ndalimit te arsimit shqip (1991/99) kreu detyra të z. drejtorit në SHMT. “Shaban Spahija” (1992-1996)

U zgjodh dy  mandate  Kryetar i Lidhjes së sporteve të Pejë 1991-1993 dhe 1993-1997 (rizgjedhje). Me fillimin e botimit të gazetës Koha Ditore, punoi edhe si gazetar sportiv (1997-2001), kurse pas lufte (një kohë të shkurt),  në gazetën Rilindja (1999), kohe pas kohe shkrimet e veta i botoi edhe në BOTA SOT dhe gazetat ditore sportive me mbi 890 shkrime si raporte, komente e vështrime. Pas një pune trevjeçare të nisur më herët, në vitin 2000 themelon skuadrën e femrave dhe  Klubin e basketbollit Penza, ku  veproi si trajner dhe ndihmëstrajner deri në vitin 2012. Në vitet 1993/94 ishte Komesar i  Garave në kuadër të FBK-së.

Delegat-vëzhgues i Shoqatës së Gjyqtarëve të Basketbollit nga viti 1992-2013. Në vitin 2005 botoi dy vëllime të librave për sportin “75 vjet të sportit në Pejë”. Në vitin 2011 botoi librin e tretë: “Klubi i basketbollit PENZA 11 vjet”. Me 2007 rithemeloj Shoqatën e Pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit në Pejë, kryetar i së cilës ishte deri me 2012. Me 2008 ishte iniciatori kryesor, për nismën e rifillimit te sportit shkollor në nivel republike se bashku me prof. Arsim Fehmiu.

Nga 2009 – 2016 ishte anëtar i bordit të federetës së sportit shkollor të Kosovës. Në vitet 2008 dhe 2011 nga KK Pejë është zgjedhur punëtorë i dalluar i sportit. Në vitin 2016 nga Komiteti Olimpik Kosovës është shpërblye me merita për kontribut jetësorë në sport. Po atë vit nga KK Pejë, sektori i KRS iu është nda plaketa për merita jetësore. Gjate karrierës së vet si punëtor arsimi dhe sporti u shpërblye me 84 diploma, medalje, plaketa dhe mirënjohje të ndryshme shoqërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat