Mësohet e vërteta se si KOK-u i ka nderuar protagonistët për Vepër Jetësore!

Sporti

Mësohet e vërteta se si KOK-u i ka nderuar protagonistët për Vepër Jetësore!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:13
Mësohet e vërteta se si KOK-u i ka nderuar protagonistët për Vepër Jetësore!

Gjithçka është e sqaruar nga burimet brendapërbrenda Komitetit Olimpik të Kosovës, se si i kanë nderuar protagonistët me mirënjohje për vepër jetësore, pra të gjithë ata që kanë kontribuar për sportin në përgjithësi. Merret vesh se KOK-u ka kërkuar prej federatave mi dërguar emrat e personave që ata konsiderojnë se e meritojnë me i shpërblye për Vepër Jetësore dhe te cilët kanë kaluar moshën mbi 70-vjeqare. Kjo ka qenë në dorë të federatave, por disa prej tyre janë zgjedhur edhe nga vet KOK-u! Prandaj, federata kanë vendosur për kë të nderohet për Vepër jetësore dhe ky nuk është faji i KOK-u, se si pretendojnë disa ta gjuajnë me gur e dru! Kështu që, shtëpia më e madhe e sportit ka sqaruar të vërtetën dhe atyre që iu ka mbetur hatri, le të shkojnë në Federatat përkatëse e ta kërkojnë arsyen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat