Strugë, policia konfiskon 60 kilogramë mariuhanë - Bota Sot
Strugë, policia konfiskon 60 kilogramë mariuhanë

Struga

Strugë, policia konfiskon 60 kilogramë mariuhanë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:06
Mariuhanë

Njësia për parandalimin e krimit të organizuar dhe njësia e policisë kriminalistike, në kuadër të aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në njësinë për parandalimin e tregtisë me lëndët narkotike ka shkatërruar edhe një rrjet të kanalit të tregtisë me lëndë narkotike, me çka janë kapur 60 kilogramë mariuhanë dhe janë arrestuar tre persona, shtetas të Shqipërisë.

“Më 22.12.2018 në orën 1:40 në rrugën magjistrale Strugë-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Frangovo, gjatë kryerjes së kontrollit kanë kapur tre persona, K.G. (56), E.Ç. (24) dhe N.H. (40) nga Prenjasi, Republika e Shqipërisë, të cilët në rrugë ilegale nga territor i Shqipërisë kanë transportuar mariuhanë në territorin e Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Nga ana e policisë është bërë kontrolli i personave ku u kanë gjetur dhe konfiskuar gjashtë qese me mariuhanë.

Gjatë ditë së sotme për këta persona do të ngritët padi penale nga Prokuroria Themelore Publike e Strugës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...