Përfaqësimi i shqiptarëve në spitalin e Strugës

Struga

Përfaqësimi i shqiptarëve në spitalin e Strugës

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 16:48
Në Spitalin e Strugës

Numri i mjekëve shqiptarë dhe personelit tjetër mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës mbetet shumë më i ulët. Të dhënat zyrtare të spitalit tregojnë se nga 275 të punësuar shqiptarë janë vetëm 72, shtatë janë vlleh dhe katër turq dhe romë. Për shkak të gjendjes së tillë, ky institucion shëndetësor ende ka nevojë për staf të ri që mund t’u përgjigjet nevojave të popullatës lokale.

Udhëheqja e këtij institucioni shëndetësor siguron se punon në gjetjen e zgjidhjes. Por, zëvendësministri i Shëndetësisë Asim Musa për Alsat pohon se dallimi nuk është aq dramatik sa ka qenë më parë.  –u shpreh Rexhep Dauti, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës

Në Spitalin e Strugës mungojnë mjekë në disa departamente. Përveç në repartin e fëmijëve, situata është alarmante edhe në repartin intern, ku nga shtatë mjekë specialistë, katër janë pothuajse para pensionimit. – theksoi Asim Musa – Zëvendësministër i Shëndetësisë

Spitali mbulon rreth 100,000 banorë. Përveç nga rajoni i Strugës, shërbimet e disa reparteve i shfrytëzojnë edhe pacientët nga qytetet fqinje të Dibrës dhe Kërçovës, por edhe nga Ohri dhe vendbanimet e tjera. – tha Rexhep Dauti – Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Strugë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat