Mundësi për modernizimin e digës në derdhjen e Drinit të Zi

Struga

Mundësi për modernizimin e digës në derdhjen e Drinit të Zi

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:10
Drini i Zi

Modernizimi i derdhjes së lumit Drini i Zi nga Liqeni i Ohrit, gjegjësisht zëvendësimi i dërrasave me të cilat rregullohet niveli i ujit në liqen me zhvendosje të sofistikuar elektronike të pengesave, pa ndikim negativ në mjedisin jetësor dhe prishje të autenticitetit të urës së drurit, janë një pjesë e propozimeve që duhet të përfshihen në studimin e fizibilitetit që do ta përpilojë një konsorcium i kompanive holandeze.

Përfaqësuesit e këtyre kompanive para do kohë ishin në Strugë ku, bashkë me ekspertë nga Komuna, ELEM-i, Enti Hidrobiologjik nga Ohri, sektori joqeveritar dhe faktorët e tjerë të interesuar, shqyrtuan mundësinë e rehabilitimit dhe sendërtimit të digës me rregullim automatik, me çka do të rritet siguria e kalimtarëve dhe notarëve, ndërsa do të mundësohet edhe menaxhim më efikas i qarkullimit të ujit për prodhimin e energjisë elektrike.

Ky studim do të financohet nga Qeveria e Holandës. Iniciativa ka rezultuar nga konsorciumi holandez, i cili ka ardhur në Komunën e Strugës dhe ka shprehur interes për modernizimin e objekteve teknike për menaxhimin e ujërave.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat