Zjarr në fshatin Moroisht të Strugës

Struga

Zjarr në fshatin Moroisht të Strugës

Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:09
Ilustrim

Tre mashna në të cila ka pasur 1000 ballë sanë janë djegur në fshatin Moroishtë në rajonin e Strugës. Për fat të mirë është shpëtuar shtëpia në afërsi. Gjashtë automjete të zjarrfikësve nga Ohri kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit.

Sipas dëshmitarëve shkak për zjarrin ka qenë ndezja e mëparshme e kashtës në afërsi. Për shkak të zjarreve të shumta, SPB-Ohër do të merr masa shtesë në aspektin preventiv dhe represiv. Parashihet bashkëpunim intensiv mes institucioneve në nivel lokal dhe rajonal për shkëmbimin e informacioneve në lidhje me zjarret, duke organizuar asistencë shtesë në pajisje, fuqi punëtore dhe fonde. Do të krijohen gjithashtu patrulla të përbashkëta mes policisë dhe policisë së pyjeve, me qëllim parandalimin dhe sanksionimin e sjelljes joetike të individëve.

Në Strugë që nga fillimi i marsit ka pasur disa zjarre. Tani për tani, automjetet dhe pajisjet e vjetra mbeten problem për zjarrfikësit e Strugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat