Reka në Strugë: Shqiptarët nuk janë numra e as statistika

Struga

Reka në Strugë: Shqiptarët nuk janë numra e as statistika

Më: 6 prill 2019 Në ora: 23:50
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka vazhduar fushatën e tij në Strugë.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ai ka thënë se prania kryetarit të Lëvizjes Besa dhe kryetarit të Aleancës Shqiptare, tregon se po ndodhë besëlidhja shqiptare.

“Sot nga kjo sallë shohë se Struga do të lindë edhe një fenomen të munguar politik tek shqiptarët, do të lidhë besën për besëlidhjen shqiptare. A ka argument më të fortë se sot po ndodhë besëlidhja shqiptare, e kemi kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kemi kryetarin e Aleancës Shqiptare, Ziadin Sela. Dhe këto dy fjalë kaq të bukura shqipe, besa dhe lidhja krijojnë besëlidhjen për kandidat shqiptar të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Reka.

Sipas tij, shqiptarët nuk janë numra e as statistika, por populli më i vjetër në Ballkan, derisa ka përsëritur se ka ardhur koha për president shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“E rëndësishme është prania juaj kaq masive, që është demanti më i mirë i atyre që janë disa metra larg neve dhe po mundohen të na bindin se nuk është koha për president shqiptar. Po, po... ka ardhur koha për president shqiptar, bile jemi vonuar shumë. Ne nuk jemi numra dhe statistika, ne nuk jemi 20%, ne jemi kombi më i vjetër në Ballkan”, është shprehur ai.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se kandidatura e Rekës ndihmon shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Dikush mundohet që kësaj fushate të pastër si loti t’i japë nuanca të tjera me përkrahjen e kandidaturës së prof. Blerim Rekës, pa as edhe një qëllim dhe pa as edhe një prapavijë, pra kemi dashakëqijtë që punojnë për t’u dukur ndryshe. A e dini se kujt i ndihmon kandidatura e Rekës? Shqiptarëve në Maqedoni, fëmijëve, fuqizimit të votës shqiptare por edhe atyre që sot nuk janë në mesin tonë dhe mundohen që të përkrahin një kandidat i cili nuk është i yni, nuk fletë shqip, nuk është shqiptar dhe ai do të përballet me përbuzje nga shqiptarët me 21 prill”, u shprehë Sela.

Ndërkaq, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka thënë se me votimin e Blerim Rekës, shqiptarët do ta ruajnë nderin e shqiptarisë në Maqedoni.

“Struganë, jemi sot këtu që t’ju tregojmë edhe atyre edhe krejt shqiptarëve se shqiptari është me dinjitet, se shqiptari e ka krenarinë e vetë, se shqiptari nuk do ta votojë Stevo Pendarovskin. Shqiptari me 21 prill do të votojë numrin 1, do te votojë Blerim Rekën sepse shqiptari do të ruajë nderin e shqiptarisë në Maqedoni”,theksoi Kasami.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat