Protestë në rrugën Strugë-Dibër, banorët kërkojnë mbylljen e guroreve në Labunishtë

Struga

Protestë në rrugën Strugë-Dibër, banorët kërkojnë mbylljen e guroreve në Labunishtë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:50
Struga

Banorët e fshatrave Labunishtë, Podgorci dhe Oktisi të Strugës përmes një proteste të qetë dhe bllokimit të rrugës magjistrale Strugë-Dibër, kërkuan mbylljen e guroreve në Labunishtë.

Organizator i protestës është shoqata ekologjike “Natura Lab” nga Labunishta, e cila kërkoi nga ministritë dikasteriale dhe Qeveria marrjen dhe shkëputjen e koncesioneve në afat sa më të shpejtë të mundur, me qëllim që të mbrohet popullsia nga ndotja e madhe e shkaktuar nga minimet si dhe të parandalohet shkatërrimi i bukurive natyrore.

Për momentin, sipas kryetarit të “Natura Lab” Alim Salioski rrëzë malit Jabllanicë, fshat i Llabunishtës ka pasur gjashtë gurore aktive, të cilat punojnë me licenca, disa punojnë pa leje.

“Publikisht i ftojmë ministritë kompetente dhe kryeministrin Zoran Zaev të vijnë në vendin e ngjarjes dhe të binden se çfarë po ndodh në terren. Kërkojmë nga kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko të tregojë dhe të dëshmojë në çfarë mënyre është dhënë leje B e integruar për punë guroreve”, tha Alioski.

Banorët kërkuan nga SHA “Ilinden” menjëherë të ndalojë me punën në terren dhe ta tërheq makinerinë.

Nëse institucionet nuk u përgjigjen kërkesave, popullsia lokale paralajmëroi protesta më radikale para komunës së Strugës, por edhe para Qeverisë të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Banorët e Labunishtës sot do të formojnë edhe këshill për shpëtimin e fshatit, duke apeluar për tejkalim të shpejtë të problemit dhe nepotizmit të ngjarjeve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat