Rasti “Zhvatja”, konfiskohen makina luksoze dhe skafe në Ohër

Struga

Rasti “Zhvatja”, konfiskohen makina luksoze dhe skafe në Ohër

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 17:55
Arrestimi i Zoran Kiçec

Prokuroria Publike konfirmon se është konfiskuar një skaf në pronësi të akuzuarit të dytë në rastin “Zhvatja”.

Skafi  është konfiskuar me urdhër të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar, në lidhje me hetimin që është hapur gjatë javës së kaluar kundër Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec, të dyshuarit akuzohen për zhvatje ndaj biznesmenëve të njohur në vend.

Ndërkohë, sa i përket aktakuzës së prokurores Katica Janeva, nga Prokuroria Publike, thonë se Janevës ia kanë konfiskuar vetëm telefonin edhe atë për të gjetur kontaktet e saj telefonike me Bojan Jovanovskin.

Sipas Prokurorisë për momentin hetimi është duke u zhvilluar për dy persona, për të cilët kanë siguruar video dhe audio materiale dhe se hetimi ende nuk është zgjeruar, por që kjo mund të ndodhë nëse sigurohen prova të forta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat