Panair i mjaltit në Strugë - Bota Sot
Panair i mjaltit në Strugë

Struga

Panair i mjaltit në Strugë

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 14:34
Ilustrim

Në organizim të Shoqatës së bletarëve “Matica”, me mbështetje të Komunës së Strugës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave prej sot deri më 5 gusht në sheshin e qytetit do të mbahet panairi i mjaltit.

Në manifestimin që mbahet vitin e pestë me radhë në Strugë, përveç mjaltit, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë edhe prodhime të mjaltit, pelta, poleni, propolisi. Do të mund të blejnë prodhime dhe preparate të cilat përdoren në bletari.

Në Panairin, prodhime të bletëve do të ofrojnë bletarët nga Struga, Ohri, Manastiri, Kërçova, Koçani dhe Makedonski Brod, ndërsa pjesëmarrje kanë paralajmëruar edhe bletarët nga Shqipëria dhe Serbia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...