Strugë: Nostalgjia për korin e fëmijëve shqiptar dhe këngët e tyre të viteve 60’-70’

Struga

Strugë: Nostalgjia për korin e fëmijëve shqiptar dhe këngët e tyre të viteve 60’-70’

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 14:37
Strugë: Nostalgjia për korin e fëmijëve shqiptar dhe këngët e tyre të viteve 60’-70’

STRUGE : Fotografi të vjetra me emra të tjerë të njohur të muzikës si artistë dhe këngëtar, të cilët kur u rritën u bën edhe yje të skenave të estradës shqiptare, dhe që duken shumë të rinj në këtë foto, dhe, duhet gjetur secilin me kujdes për ta kujtuar.....gjenë edhe sot në “Shtëpinë Muze” të mësuesit dhe folklorostit të njohur strugan Kaim Murtishi.

Eshtë i famëshmi dhe i paharrueshmi i Strugës, “Kori i fëmijëve Shqiptar” dhe këngët e tyre, të viteve 60’’-70’’, të cilat kujtohen dhe dëgjohen edhe sot me shumë nostalgji, në Strugë, dhe flasin protagonistët të cilët janë gjallë.

Një set me fotografi i “Korit të Fëmijëve Shqiptar” i shkollës 8 vjeçare, “ Vëllezërit Milladinov” në qytetin e Strugës, me krijues dhe udhëheqës muzikologun Kaim Murtishi, një ndër mësuesit e parë, që kanë bërë bujë në vitet 70’ në Strugë, e trojet shqiptare, të risjellë nostalgjinë e muzikës burimore shqiptare së asaj kohë, nëpërmjet fotografive dhe pllakave të gramafonit, të cilat vetëm një i pasionuar jashtzakonisht pas muzikës e foklorit shqiptar mund t’i ruaj me kaq kujdes, si Mjeshtri i Madh, Kaim Murtishi.

Në mesin i gjeneratave të muzikës strugane ka qenë këngëtari Haxhi Dauti, nxënësi i viteve të para të shkollës, që së bashku me mësuesin e parë të muzikës Kaim Murtishi, kan kujtuar nëpërmjet fotografive të ruajtuara mirë nga mësues Kai, si i thërrasin edhe sot struganët, duke shprehur respekt të thell për Kaim Murtishin, së bashku kohën, kur Dauti i cili prej vitesh jeton në SHBA, ishte një nga pjestarët e Korit të muzikës për nxënësit shqiptarë” në Strugë.

Krah tyre, shihen edhe emra të tjerë të njohur të muzikës, si artistë dhe këngëtar të cilët u bën më pas edhe yje të skenave të estradës shqiptare, të cilët duken shumë të rinj në këtë foto, dhe duhet gjetur secilin me kujdes….., ka thënë Kaim Murtishi, i cili spjegon se cdonjeri prej tyre sa herë do të sjell në kujtimet e atyre viteve, vjen dhe përzgjedh fotografitë.

“Që të gjithë kemi një nostalgji për fëmijërin tonë - qoftë ajo e lumtur apo e vështirë”, tha Rrock stari strugan në SHBA, teksa po vizitonte në nji vizitë të tij, qytetin e tij të dashur Strugën.

“I kam kënduar këtij qyteti me shumë dashuri dhe mall, shtonte Dauti, por sa më shumë vitet ikën - kam më shumë mall e dashuri për Strugën dhe struganët, e cila është një perl e vërtet dhe me njërëz të mrekullueshëm”.

Sa herë viziton Strugën, Haxhi Dauti, përjetonë edhe supriza të mëdha të jetës së tij, si ato kur takohet me mësuesin e parë të muzikës, në Strugë, muzikologu i njohur Kaim Murtishi, i cili tregoi shumë të pathëna për jetën familiare, fëmijërinë dhe atë profesionale, të Haxhi Dautit, dhe mësuesve, nxënëseve, artistëve dhe muzikantëve të Strugës, dhe kantundeve për rreth saj.

Ish nxënësi i tij dhë mësuesi i muzikës ndan me këtë rast shumë momente, të cilat as që do mund të imagjinoheshin për fëmijërin.

Ngaqë Kaim Murtishi, është një enciklopedi më vete, është veprimtar i palodhur i arsimit dhe kulturës shqiptare, i cili ka bredhur me vite të tëra në çdo fshat, qytet, shtet dhe madje në kontinentet e botës , perfshire edhe disaporen ne SHBA, pra kudo aty ku jetonin dhe punonin bashkëqytetarët e tij, vetëm për tu marrë një dëshmi, apo për tu regjistruar në magnetofon një këngë…

Ai në vite e në kohë të ndryshme ka dokumentuar si ngjarje te bujshme, apo histori më pak të bujshme, por dhe shumë ngjarje njerëzore, per ta bëre veprën e tij sa më të afërt për lexuesit e të gjitha shtresave, ka shkruar disa libra. Herë me dokumenta arkivore, herë me materiale gazetash, herë me ndonjë fotografi të vjetër dhe herë – herë edhe me ndonjë këngë, u jep lexuesve vit për vit copëza nga jeta e shqiptarëve qe jetojnë përgjatë Drinit, në viset e trajektores Strugë – Ohër …

Kështu ish fëmija i dikurshëm i topit të futbollit dhe kitarës, Haxhi Dauti, sa herë që shkon në Strugë, “zbulonë” fëmijërinë e bukur e të paharrueshme nëpërmjet ish shokëve të fëmijërisë, dhe të afërmeve të tij, me fotografit e asaj kohe megjithse kan kaluar mbi pesë dekada.

Kesaj radhe Haxhi Dauti kthehet nga vizita e tij ne Struge, me një set me fotografi të cilat i përkasin gjysmës së shekullit të kaluar, ku perfshihet edhe familja, prinderit e tij, dhe femijeria e topit te futbollit dhe muzikes-

Fotografi keto te cilat Haxhi Dauti i vendosi ne foto albumin e llogarise se tij ne rrjetin social Facebook.

Ato janë të ruajtura me kujdes, dhe të kthejnë edhe një herë në vitetet më të bukura të fëmijërisë, ashtu siç është vet shkolla, ose pjesa më nostaligjike e jetes për çdo fëmije, familja e shoqeria e athereshme.

Pra, kujtime jete të cilat lën një ndenjësi të veçantë me shumë mall e dashuri per prinderit, ne radhe te pare qe nuk harrohen kurre, dhe me pastaj per shkollën, për mësuesin e parë dhe shokët e shoqet, të cilat tashmë janë të ngjizuara në mendjen e secilit dhe nuk harrohen kurrë, për çdo fëmijë.

Fotografitë, e Kaimit, i përkisinin viteve 1970 - 1973, dhe janë marrë nga kori i shkollës 8 vjeçare, “ Vëllezërit Milladinov” në qytetin e Strugës, ku Kai - mësuesi i muzikës, etnologu i njohur, jo vetëm në rrjedhën e Drinit, por në Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare e diasporë, për studimet e tij, kishte ngritur 50 vjet më parë me të gjitha isturmentat muzikore , mandolinë, kitarr, firsamonik, defi, klarineta, çiftelia, e të tjera “Korin e Fëmijëve Shqiptar”.

Kor ky tregonë Kaimi që dolën më pas dhjetëra këngëtar dhe artistë të shquar të muzikës dhe foklorit burimor shqiptar, të cilët shkëlqyen në skenat shqiptare në Kosovë, Maqedoni, dhe diasporë.

Një ndër ata, tha ai ishte edhe Rock stari strugan Haxhi Dauti - i cili qendron në mesin e këtyre fotografive nostaligjike, të fëmijërisë së tij me korin “Korin e Fëmijëve Shqiptar” i shkollës 8 vjeçare, “ Vëllezërit Milladinov” në qytetin e Strugës, me krijues dhe udhëheqës muzikologun Kaim Murtishin.

Haxhi Dauti,këngëtari simbol i Strugës !

Portali i njohur strugan “StrugaLajm”, ka shkruar nje material te posaqem per struganin Haxhi Dauti, te cilin ajo e qun “ Kengetarin simbol i Struges!”

Strugalajm shkruan per Haxhi Dautin : ”Të krijosh larg atdheut dhe me mall për atdheun, është një sfidë me veten, por edhe me ambientin që të rrethon’’e nis bisedën Haxhi Dauti, kantautori me origjinë nga Struga që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtari i hiteve ‘’Larg u largova’’ dhe ‘’ E njëjtë mbetet Itaka’’,krijme artistike këto që tashmë janë futur në fonotekën e artë të muzikës shqiptare, të prezantuara në dy edicione në Festivalin e madh të dhjetorit në kohën që Shqipëria po hapej ndaj botës, por edhe ndaj shqiptarëve jashta kufijëve të saj politikë, pas një diktature të egër komuniste shfaqet i mallëngjyer kur duhet të tregoj për rrugëtimin e tij artistik.Vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar ishin vitet kur muzika rok dhe pop po arrinin kulminacionin dhe po ndikonin edhe në rininë e atëhershme në Strugë, tregon Haxhi Dauti

.’’Hapat e para në botën e muzikës i bëra që në moshë të vogël rreth moshës 10 vjecare në Strugë kur fillova mësimet e para për kitarë nën kujdesin e mësuesit Kaim Murtishi.Ndërsa,orientimi drejt muzikës rok dhe pop erdhi edhe falë ndikimit që në atë kohë pati në formimin tim muzikor, Vedat Bojku, një nga pionerët e këtij zhanri të muzikës në Strugë.Ndërsa, prezantimet e para, para publikut i kemi pasur me grupin ‘’Senkis’’,bashkë me Bashkim Zendelin dhe pjestarët e tjerë’’nënvizon ai.

Dauti ,shfaqet tepër emocional kur tregon për jetën e rinisë strugane në vitet e shtatëdhjeta, të cilën e përshkruan si të etur për të përqafuar tendencat e reja të kohës, pavarsisht gjendjes jo shumë të mirë ekonomike.

’’Ishte një sfidë në vete atë kohë të kishe një kitarë apo një radio’’ tregon ai.Ndërkohë, me shumë nostalgji artisti Dauti kujton regjistrimet e këngëve të para në Radio Televizionin e Prishtinës ku për disa vite me radh ishte prezentë atje pas një sygjerimi që i bëri gazetari strugan Avdi Lena, i cili atë kohë punonte në Radio Prishtinë.

’’Takimi me Prishtinën dhe Kosovën për një të ri që akoma nuk i kishte mbushur të 18 vjetët në Strugë, ishte një moment i ri pasi atje kishte një tjetër frymarrja e cila ndihej kudo, duke filluar që nga autobusi që të priste me muzikë shqiptare e kudo tjetër .

Në fillim regjistrova këngën ”Larisa”, pastaj dhe këngë të tjera pjesë të diskut ‘’Ëndërra e fantazisë’’,thekson ai.

Emigrimi drejt Amerikës në një moshë të re dhe lënia në mes e shkollimit të mesëm, ishte një tjetër momentë që do të reflektohej në krijmtarinë artistike të kantautorit Haxhi Dauti, pasi në vitin 1984 publikon albumin me 12 këngë ‘’Struga Ime’’ .’’Ishte koha kur të gjithë shokët e mi ishin duke ndjekur studimet e lartë në Prishtinë dhe Shkup, ndërsa unë po bëja një jetë mërgimtari në Amerikë, përjetime të cilat i hodha në shirit në albumin ‘’Struga ime’’, ku i kondoja mallit për vendlindje,dashurisë dhe ëndrrave të rinisë.Mirëpo, ishte kjo kohë që unë reflektova dhe arrita të regjistroj studimet e larta për inxhinieri, gjë që më krijoi hapësira të re sepse në këtë kohë themeluam bashkë me vëllain kompanin tonë të ndërtimit.

‘’Larg u largova’’i sjell suksesin në Tiranë

Një moment të rëndësishëm në karrierën e tij të gjatë artistike kantautori Dauti e konsderon pjesmarrjen në evenimentin më të madh të muzikës shqiptare në Festivali e madh të dhjetorit të RTSH-së, në vitin 1993 me Këngën ‘’Larg u largove’’,një krijim i tërësishëm i tij me të cilin arriti një sukses të padiskutushëm në Pallatin e kongreseve në Tiranë.

’’Shkoja për herë të parë në Shqipëri, dhe atdheu ynë i dashur nuk ishte ashtu sic unë e paramendoja, komunizmi kishte lënë shumë pasoja me të cilat ndesheshe kudo .Ndërkohë, në aspektin artistic publiku e pranoi këngën shumë mirë dhe me sukses u kualifikuam në finalen e festivalit.Gjithashtu edhe në vitin pasardhës këngë ‘’E njëjta mbetet Itaka’’përsëriti të njëjtin sukses ‘’,tregon Dauti për përjetimet e tija në evenimetin më të madh artistik të këngës në botën shqiptare të asaj kohe .

Ndërkohë, fill pas këtyre sukseseve vjen një periudhë tjetër ku atë nuk e shohim në këtë aktivitet të cilin vet Dauti, e kualifikon si një moment ku dikujt pjesmarrja e tij në Festivalin e dhjetorit i prishte llogaritë .’’Muzika, gjithmonë për mua ka pasur një rëndësi të vecantë dhe e pa kondicionuar nga përfitimi matrial.Të gjitha këngët që kam krijuar kanë pasur një provokim artistik’’,thotë ai.

Ndërkohë, kur pyetet për nivelin e muzikës së sotme shqiptare Dauti potencon se ajo ka bërë hapa përpara në cdo drejtim dhe ka prodhuar emra me kapacitete të mëdha intrepretimi .

Për Dautin ,kënga dhe arti janë një shoqërues i përhershëm, pa të cilat ai thotë se nuk e paramendon veten.Ai thotë se pavarsisht se a këndohet në festival apo në një koncertë, ai gjithmonë do të krijoj muzikë sic thotë për veten dhe të gjitha ata që e pëlqen dhe duartrokasin muzikën e tij.

Në këtë aspekt ,ai potencon se shpesh në të kalurën sidomos në vitet e tetëdhjeta, edhe është paragjykuar nga shqiptarët e Amerikës për faktin se nuk ka kënduar këngët e traditës por ka kultivuar muzikën rok dhe pop .

Jeta në Amerikë......

Në Amerikë jeta nuk ka qënë një fushë me lule për një të ri 18 vjecar, edhe pse hollivudi dhe muzika kishin krijuar një perceptim tjetër nga larg për vendin e ëndrrave tregon Haxhiu.

’’Në fillim duke qënë se isha pa një kualifikim mu desh të punoja punë të ndryshme por falë mbështetjes së vëllait tim I cili më herët kishte emigruar në Amerikë po ambientohesha .Ndërkohë, takimi rastësor me një amerikane me origjinë arbëreshe, më dha mundësinë të informohem për regjistrim në një shkollë nate të mesme e cila ishte shansi i ime i artë, sepse arrita të finalizoj shkollimin e mesëm të cilën e kisha lënë përgjysëm në Strugë, pas emigrimit në Amerikë, që mi hapi dyert për mbarimin e fakultetit të inxhinierisë dhe më krijoi një bazamentë më të mirë financiar për familjen time të ngushtë, sepse pa humbur kohë themelova kompanin time të ndërtimit ’’thekson ai.

Përvec dimensionit artistik, Haxhi Dauti, ka pasur edhe dimenzionin e veprimtarit të diasporës shqiptare në Amerikë sepse për shumë kohë ka qënë i frymezuar dhe ka mesuar shume, nga lobisti i shquar - ish kongresmenit me preardhje arbëreshe Xhozef DioGuardi, i cili esatte edhe sot një nga emrat e njohur në Amerikë, pro kauzës shqiptare në Ballkan.

Haxhi Dauti ka qënë themeluesi dhe drejtues për një kohë i degës së PPD-së, partisë së shqiptarëve të Maqedonisë në Amerikë.

Gjithashtu, Dauti ka qënë themelues dhe kryetar i parë i Këshillit Shqiptaro-Amerikanë te cilim e drejtor edhe sot mbas tre dekadave.

Për këtë angazhim të tij në jetën organizative të komunitetit shqiptar të Amerikës, Dauti potencon se ka qën i natyrshëm dhe i domosdoshëm, sepse kjo veprimtari nuk duhet kuptuar si një detyrim, por si një kontributë për kombin pa marr parasysh .

Ai tregon se gjatë gjithë kësaj veprimtarie, gati tridhjet vjecare ,gjithmonë kur e ka dashur nevoja për të rojtur unitetin dhe kohezionin e organizatave ku ka bërë pjesë, është tërhequr nga drejtim.

’’Duke qënë se kompania ime e ndërtimit gjithmonë ka realizuar punë publike të kontraktaur nga shteti ne kishim mundësi të krijojmë një sër njohjesh me personalitete të rëndësishme të cilat I kam shfrytëzuar në dobi të vendosjes së kontakteve me eksponentë të lartë të politikbërjes amerikane në dobi të kauzës sonë’’,thotë ai.

Ndërkohë,kur ai i duhet të flasi për realitetin e shqiptarëve në Maqedoni ,vetem se perforcon ate faktin se shqiptarët akoma kanë përballë maqedonasit dhe jo shqiptarin, dhe nuk duhet të futen në përplasje të panevojshme ndërmjet veti sepse realishtë nuk e kanë vendimarrjen në asnjë segment me peshë në Maqedoni.(Strugalajm.com)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat