Kaos i vërtetë në spitalin për dializë në Strugë

Struga

Kaos i vërtetë në spitalin për dializë në Strugë

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:14
Foto

Kaos i vërtetë ka ndodhur mbrëmë në spitalin e dializës në Strugë. Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, tavanet kanë lëshuar ujin duke vërshuar hapësirat e objektit të spitalit kurse pacientët me krevate janë nxjerrë në korridor. Kjo mund të shihet nga video amatore që sot po qarkullon nëpër rrjetet sociale.

“Kjo ndodh shpesh…nëse bie një shi pak më i fuqishëm, menjëherë paraqiten probleme. Uji largohet me kova e me legenë. Ndodh që në ndonjë dhomë të ketë të sëmurë, dhe ata duhet t’i reagojnë”.

Edhe sot vëreheshin shenja nga tavanet dhe muret e lagur.

“Korridoret dhe dhomat e reja kanë vërshuar dhe tani atje nuk ka pacientë. Duhet të bëhet diçka. Kjo është tmerr…”.

Drejtori i spitalit, Aleksandar Poposki thotë se bëhet fjalë për problem të vjetër që po zvarritet me vite e me të cilin janë të njoftuar Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Në prill është shpallur tender për riparim të plotë të çatisë, por është anuluar.

“Çatia është në gjendje të keqe në shumë anë. Provuam me një riparim të pjesshëm, por nuk mjaftoi. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aty ku pikonte, është shkyçur rryma”, deklaroi Aleksandar Poposki, drejtor.

Ndryshe, spitali është ndërtuar në vitin 1984 dhe në të trajtohen personat me sëmundje të veshkave nga mbarë Maqedonia, por edhe nga Shqipëria fqinje. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk dhanë përgjigje në lidhje me rastin në fjalë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat