Filloi rikonstruimi i pishinës në Strugë, pritet të hapet më 2021

Struga

Filloi rikonstruimi i pishinës në Strugë, pritet të hapet më 2021

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 21:39
Foto

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, njoftoi fillimin e rindërtimit të pishinës në Strugë. Ai tha se ky është një nga projektet më të mëdha të ARS dhe se pishina pritet të hapet deri në fund të vitit 2020 ose fillim të vitit 2021.

“Duke folur me njerëzit e përfshirë në këtë sport, notarët dhe qytetarët e Strugës na kanë thënë që pishina është një nga prioritetet kryesore dhe diçka që do të ndihmojë Strugën të shkëlqejë përsëri në lavdinë e saj të vërtetë”, tha Kaevski.

Ai theksoi se u desh shumë kohë për të siguruar dokumentacionin.

Kaevski tha gjithashtu se sapo të hapet pishina, ai pret që të hapen klubet e notit edhe vaterpolos në qytet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat