Premtime të reja për rrugën Qafthanë-Strugë

Struga

Premtime të reja për rrugën Qafthanë-Strugë

Më: 12 mars 2020 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Struganët duhet edhe më tej të presin derisa të fillojë rekonstruktimi i paralajmëruar i rrugës nga Struga deri në vendkalimin me Shqipërinë, Qafë Thanë. Pushteti tani premton se kjo do bëhet në fillim të verës. Në ndërkohë lëvizja me automobila dhe kamionë përgjatë kësaj rruge të rëndësishme ndërkombëtare bëhet me vështirësi.

“Në vend të asfaltit të ri siç paralajmërohej, në rrugën nga Struga në Qafë Thanë, mbushen vetëm gropat, edhe atë me dorë”

Banorët e vendeve përreth thonë se më nuk besojnë në premtimet e partive politike dhe shtetit.

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov thotë se për rrugën Strugë- Qafë Thanë është paraparë rekonstruktim me rahabilitim dhe se tenderi do të shpallet për 20 ditë.

“Protesta kanë mundur t’i bëjnë në 15 vitet e kaluara kur askush as nuk i ka bërë hesap dhe kur askush nuk i ka vendos në asnjë listë se do bëhet diçka. Atje nuk bëhet fjalë për largimin vetëm të shtresës së sipërme, por do hiqen të dyja shtresat, e ndoshta diku ku do ketë nevojë do vendoset edhe tampon”, pohoi Zoran Kitanov, drejtor i N.P Rrugët shtetërore.

Kitanov thotë se me punë do fillohet pasi të kryhet e tërë procedura e tenderimit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat