Vendoset orë policore në pesë fshatra të Strugës

Struga

Vendoset orë policore në pesë fshatra të Strugës

Më: 15 mars 2020 Në ora: 10:23
Strugë

Fshatrat e Strugës, Labënishtë, Podgorcë, Borovec, Oktisi dhe Jabllanicë nga mbrëmja e djeshme janë në masa të posaçme, gjegjësisht policia do të bëjë kontrolle të shpeshta, ngase banorët nuk i kanë respektuar rekomandimet për vetizolim.

Pas informacioneve për mos respektim të rekomandimeve për izolim në periudhë prej 14 ditëve të personave që kanë arritur nga vendet me rrezik të lartë, bashkësitë lokale e pesë fshatrave të Strugës, në takim me përfaqësues të MPB-së në këtë rajon kanë vendosur të marrin masa të posaçme.

“Nëse konstatohet se personat nuk janë përmbajtur rekomandimeve, mund të përballen me përgjegjësi penale, gjegjësisht dënim me burg prej një viti”, thuhet në rekomandimet e miratuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat