Qeveria: Ngjarja në Strugë dhe festimi i Ditës së Policisë, janë kërcënim për shëndetin e të gjithë qytetarëve - Bota Sot
Qeveria: Ngjarja në Strugë dhe festimi i Ditës së Policisë, janë kërcënim për shëndetin e të gjithë qytetarëve

Struga

Qeveria: Ngjarja në Strugë dhe festimi i Ditës së Policisë, janë kërcënim për shëndetin e të gjithë qytetarëve

Më: 8 maj 2020 Në ora: 14:33
Foto Ilustrim

Nëpërmjet një kumtese të Qeverisë thuhet se “Qeveria ashpër e dënon organizimin e ngjarjes në Strugë të nxitur për shënimin e festës fetare, si dhe organizimin e festimit të Ditës së Policisë në Shkup”.

“Organizimi i këtyre ngjarjeve në kushte pandemie do të thotë, në mënyrë të vetëdijshme shkelje e ndalesave për grupime publike dhe është rezultat i vendimeve skajshëm të papërgjegjshme, të cilat kërcënohen ti vënë në rrezik dhe në pikëpyetje të gjitha efektet dhe rezultatet që ishin arritur në parandalimin e përhapjes së virusit korona”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ata shtojnë se Struga dhe zona më gjerë në atë rajon, ishin zona me prani të theksuar të kërcënimeve në shkallë të lartë nga virusi korona, janë bërë përpjekje mbinjerëzore dhe të jashtëzakonshme, si dhe janë marrë masa nga punonjësit shëndetësor, policisë, Armatës dhe të gjithë të tjerët të kyçur në parandalimin e përhapjes së virusit dhe kjo dha rezultate.

“Tani, pas ngjarjes së djeshme, kemi situatë e cila mund të shkaktojë pasoja serioze për shkak të sjelljes së papërgjegjshme që përsëri e rriti shkallën e rrezikut për shëndetin publik dhe shëndetin e qytetarëve në komunë dhe në atë rajon”, thonë nga Qeveria.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftimin e shërbimi qeveritar për shtyp, i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë urgjentisht të gjejë përgjegjësit konkret në kuadër të të gjitha institucioneve dhe atyre të cilët kanë qenë pjesë në organizimin ose mos parandalimin e këtyre ngjarjeve. Qeveria i bën thirrje ministrit Çulev të ndalojë me hapat me të cilat rrezikon shëndetin publik dhe të merr përgjegjësi.

“Qeveria kishte komunikim dhe bashkëpunim konkret me komunitetet fetare gjatë ballafaqimit me virusin korona, me të cilin u arrit pajtueshmëri se shëndeti i qytetarëve në këtë periudhë është prioritet kryesor dhe se të gjitha ngjarjet e kalendarëve fetare duhet ti përshtaten gjendjes së jashtëzakonshme, gjegjësisht se nuk duhet të mbahen për shkak të rrezikut të madh. Presim dhe kërkojmë nga KOM dhe BFI, të mos ndërmarrin asnjë hap të ardhshëm lidhur me organizimin e grupimeve me karakter fetar, përderisa ndalesat dhe masat për mbrojtjen e shëndetit janë në fuqi” theksojnë nga Qeveria.

“Njëkohësisht, u sugjerojmë personave kompetent dhe përgjegjës në vend, të cilët për çfarëdo arsye do të guxonin të organizonin ngjarje të ngjashme, që veprime të tilla mund të nënkuptonin përhapjen e epidemisë për të cilën përngjitet në përputhje me Kushtetutës dhe ligjet.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme urgjente do ti shqyrtojë pasojat e mundshme të ngjarjes në Strugë dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, do të ndërmerren masa kompetente për parandalimin e rrezikut për shëndetin e qytetarëve në komunën Strugë dhe rajonin më gjerë dhe për përhapjen e mundshme të rreziqeve edhe në pjesët e tjera të vendit.

Në ndërkohë, u bëjmë thirrje qytetarëve, institucioneve dhe organizatave t’u përmbahen masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona dhe me sjellje të përgjegjshme t’i mbështesim përpjekjet mbinjerëzore të punonjësve shëndetësor për të stabilizuar gjendjen dhe për të shënuar fillimin e gjendjes së normale në vend”, thuhet në kumtesën qeveritare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat